9 viktima nga COVID-19, 571 raste të reja në Kosovë

TË FUNDIT

Sot janë raportuar edhe 9 raste të vdekjes nga Covid-19 dhe 571 raste të reja në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë  571 raste pozitive.

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.930. /21Media