9 të vdekur dhe 548 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 9 raste të vdekjes dhe 548 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4 mijë e 193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i rasteve pozitive është 73.048 raste nga 329.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.649 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 301 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.986 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.413./21Media

TË NGJAJSHME