9 gjërat që na kanë mësuar mamatë tona

TË FUNDIT

1- Të ndajmë

Pasja e vëllezërve dhe motravë do të thotë të mësosh nga mamaja të ndashë gjithçka, që nga lojrat deri tek ndjenjat.

2- Të besojmë në vetvete

Askush tjetër më mirë sesa mamaja jonë nuk na ka mësuar të besojmë në vetvete dhe në cilësitë tona të veçanta.

3- Të bashkëpunojmë

Edhe kur të jemi vetë nëna, mamaja jonë do të na telefonojë për të na kujtuar të mos dalim nga shtëpia me stomak bosh.

4- Të lexojmë fjalët e para

Të lexojmë e kemi mësuar në shkollë por fjalët e para ama janë mësuar nga mamaja jonë, duke na lexuar përrallat/Anabel

5- Të vendosim copën e pambukut në kurriz

Edhe nëse jashtë është 40 gradë, të gjithë e kemi në kokë zërin e mamasë sonë që na kujton të vendosim një copë pambuku nën veshje

6- Të mos pranojmë pije nga të panjohur

Terrori i çdo nëne është që dikush na hedh drogë në pije kur jemi në club, ndaj na kanë mësuar të porosim vet ose të pijmë direkt nga shishja e mbyllur.

7- Të mos lejojmë që një mashkull të na përcaktojë jetën

Mamatë tona na e kanë thënë që në fillim: Kurrë mos lejo që një mashkull të kufizojë apo të përcaktojë jetën tënde

8- Të mos lëmë pas dore impenjimet tona

‘Mos e lër për nesër atë që mund ta bësh edhe sot’, është në fjalët e çdo nëne që nga koha kur kemi filluar shkollën.

9- Të jemi të edukuara

Të buzëqeshura, t’i flasim me ‘ju’ personave më në moshë dhe t’i japim dorën të njohurve janë këshillat e çdo nëne për vajzën e vet.