88-vjeçari voziti 191 km/h për t’u vaksinuar

TË FUNDIT

Për të mos u vonuar në terminin e tij për vaksinimin kundër Covid-19, një francez 88-vjeçar shkeli gazin.

Plaku i shpejtë voziti 191 km/orë, në rrugën të cilin lejohet maksimumi 110 km/orë, transmeton TV21.

Kur oficerët e policisë e ndaluan atë pranë qytetit të Bischoffsheim, 88-vjeçari justifikoi shpejtësinë duke thënë se përndryshe do të vonohej për terminin e tij.

Si rezultat i kësaj, burri nga Alsasa jo vetëm që humbi patentën e tij të shoferit, por edhe terminin e tij për vaksinim./21Media