Ministria e Shëndetësisë ka kumtuar të dhënat e fundit për gjendjen me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 3.654 testime, prej tyre pozitivë kanë rezultuar 868 qytetarë.
Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 397 të shëruar dhe 15 viktima.
Viktimat janë: 5 nga Shkupi, nga dy nga Tetova dhe Ohri dhe nga një nga Prilepi, Kumanova, Shtipi, Kavadari, Manastiri dhe Negotina.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 111.077 raste pozitive me koronavirus, prej tyre janë shëruar 96.925 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 3.280 të tjerë.
Numri i rasteve aktive është 10.872./TV21
