803.300 amerikanë kanë parashtruar lutje për ndihmë për shkak të papunësisë

TË FUNDIT

Numri i lutjeve të parashtruara pët ndihmë për të papunësuarit në SHBA, javën e kaluar ra për 89.000, pas dy javëve rritje, por mbeten në nivel të lartë, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punës.

Të dialën deri më 19 dhjetor janë parashtruar gjithsej 803.000 lutje, 89.000 më pak se në krahasim me 892.000 javën paraprake. Kjo është larg asaj që e presin ekonomistët, edhe pse analiikët paralajmërojnë se të dhënat mund të ndryshohen për shkak të gabimeve gjatë grumbullimit të të dhënave të adaptuara sezonale rreth festave.

Lutjet e reja për beneficione speciale për të papunësuarit për shkak të pandemisë, të cila do të skadojnë për disa ditë, ranë për gati 57.000, në 397.511.

Presidendi amerikan Donald Tramp u kërcënua se do të vendos veto në ndihmën kohë të gjatë të pritur financiare, të cilën Kongresi e miratoi para disa ditëve./MIA