8 VJET PRITJE PËR KORRIDORET 8 DHE 10, NJËRI ËSHTË KAH FUNDI, PËR TJETRIN DO TË PRITET DERI NË 2027

TË FUNDIT

Ndërtimi i korridorit 10 është kah fundi. Ky korridor është financuar me mjetet e BE-së. Ndërtimin e tij e filloi pushteti i mëparshëm, ndërsa e vazhdoi pushteti aktual. Në procedurë e sipër është rikonstruimi i rrugës nga Velesi deri te Gradsko. Mbeten edhe 80 metra në pjesën Negotinë – Demir Kapi, për shkak të rrëshqitjes së tokës që duhet të sanohet.

Deri më tani janë ndërtuar 6 autostrada:

Tabanoc – Kumanovë, është aks i rindërtuar

Kumanovë – Shkup është rindërtuar e gjithë autostrada në të dyja drejtimet

Katllanovë – Veles, e gjithë rruga është rindërtuar

Demir Kapi – Smokvicë, e rindërtuar

Nga Smokvica deri në Gjevgjeli

Nga Gjevgjelia deri në Greqi, 4 km janë të gatshëm

Sipas Ministrisë për transport dhe lidhje, planifikohet që rrjeti hekurudhor në Korridorin 8 të përfundojë deri në vitin 2027. I gjithë projekti, së bashku me lidhjen hekurudhore me Shqipërinë, do të kushtojë rreth 1 miliard euro. Shqipëri – Strugë këtë vit ka tender për projektim dhe rikonstruim të autostradave.

Është në procedurë ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër, sipas marrëveshjes nga qershori 2021

Kërçovë – Gostivar, projektohet ndërtimi i autostradës së re

Do të rikonstruohet autostrada Gostivar – Tetovë, për të cilën pritet tenderi

Rankoc – Kriva Pallankë, ndërtohet rrugë e shpejtë

Kumanovë – Kriva Pallankë – Bullgari, ndërtohet edhe një korsi

Në pjesën e hekurudhës, nga Kumanova deri në Bellakoc, planifikohen mbi 500 milionë euro, deri në fund të vitit. Për aksin Kriva Pallankë –  Bullgari planifikohen 60 milionë euro dhe nga Kërçova deri në Lin në Shqipëri, nevojiten rreth gjysmë milion euro. Korridori panevropian 8 është korridor për transport i cili e lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, duke kaluar përmes Tiranës, Shkupit dhe Sofjes. Përfundimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore do të sigurojë rritje ekonomike, zhvillim të biznesit, turizmit, sportit si dhe prosperitet për qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut,  Bullgarisë dhe rajonit të Evropës juglindore në përgjithësi.

Përgatiti Arbana Q. Klimenta