Në Gjykatën Penale-Shkup për rastin “Maxhar Telekom” të Prokurorisë speciale, sot dëshmoi profesori Borçe Davtikovski. Ai në vitet 2002-2004 ka qenë kryetar i bordit të drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë. Ai dëshmoi në detaje se si kanë qenë shërbimet konsultuese, ekspertët e angazhuar, për mënyrën e largimit nga puna të punëtorëve, rritjen e çmimit të telefonisë fikse dhe mobile. Ai tha së bashku me tre përfaqësuesit e Qeverisë vazhdimisht kanë insistuar të kursehen mjetet për ulje të çmimit të telefonisë fikse ndërsa anëtarët tjerë të bordit kanë luftuar për përfitime më të mëdha kompanisë.
“Shumë simptomatike ishte ajo që çmimet të rriten. Ne ishim 10 anëtarë të bordit, 4 nga Qeveria e Maqedonisë dhe 6 nga të huajt. Vendimet ishin 6 kundër 4 që ishin në dëmin tonë por përsëri me insistim bëhej sipas akteve tona dhe ashtu janë sjellë vendimet”, tha Borçe Davitovski, dëshmitar.
Në pyetjet e palës mbrojtëse, Davitkovski u përgjigj se kur kompania kishte parashikuar tepricë teknologjike, ai me tre përfaqësuesit e Qeverisë kishin insistuar që atyre që do të largohen nga puna, së paku tu jepen kompensim më i madh, ndërsa 6 anëtarët e huaj dhe pronarët kanë kërkuar që të respektohet ligj për marrëdhënie pune dhe tu jepen vetëm 12 rroga kompensim. Ai shtoi se në kohën e tij për largim nga puna ishin paguar rreth 14 milion euro.
“Një e mirë nga e gjithë kjo është që fal sindikatës së Telekomit dhe neve bordit që mundësuam që atyre që u larguan nga puna rreth 1000 e diçka punëtorë të marrin një kompensim të mirë adekuat. Nëse insistohej në atë që thuhej në ligj vetëm 12 rroga, mendoj se shumë keq do të ishte pranuar në opinionin maqedonas dhe do të kishte revoltë”, u shpreh dëshmitari Borçe Davitovski.
Prokurorja Speciale Lile Stefanova nuk parashtroi pyetje dëshmitarit më arsyetimin se dëshmitari ka qenë në funksion në Telekomin e Maqedonisë para se të ndodhte vepra juridike penale. Në rastin Maxhar Telekom akuzohen Atilla, Rolf Plat, dhe Mihail Kefallijanis dhe Zolltan Kishjakus të dyshuar se kanë nënshkruar marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultative dhe në atë mënyre e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror me 2 milion euro.
Përgatiti: Valmira Zendeli
