Nga Ministri për Çështje Evropiane njoftojnë se ministri Orhan Murtazani sot realizoi takim me ambasadorin jo-resident të Republikës së Koresë jugore, me seli në Sofje, Kim Dongbae, përcjell TV21. Nga kjo ministri thonë se takimi është bërë pasi si institucion përkatës për koordinimin e procesit të integrimit evropian, kanë rol kyç edhe në koordinimin horizontal të ndihmës së huaj në vend.

“Ministri Murtazani shprehu mirënjohje mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Koresë, veçanërisht për ndihmën në formë granti në vlerë rreth 440 mijë dollarë amerikanë për prokurimin e tetë automjeteve elektrike dhe tetë stacioneve karikimi për nevojat e inspektorateve shëndetësore. Në këtë drejtim, u shpreh mirënjohje për donacionin në formë granti të Republikës së Koresë vitin e kaluar, i cili mundësoi përmirësim të konsiderueshëm të infrastrukturës IT në MÇE. Murtazani gjithashtu potencoi bashkëpunimin e suksesshëm në mes administratave doganore të dy vendeve, i realizuar përmes projekteve të përbashkëta për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe zhvillimin e tregtisë elektronike, në vlerë rreth 700 mijë dollarë, si dhe fazën e dytë të projektit, në vlerën për rreth pesë milionë euro, e fokusuar në avancimin e sistemeve për menaxhimin e të dhënave dhe rreziqeve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

