8 të vdekur dhe 356 raste të reja me koronavirus

TË FUNDIT

8 persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 356 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.146 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 356 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 680 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.034./21Media