8 persona dërgohen në spital, detaje nga zjarri në Pejë

TË FUNDIT

Tetë persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e ELKOS-it.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë. Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Zjarr i madh në Pejë, Policia jep detaje

Një objekt ka marrë flakë në qytetin e Pejës. Sipas pamjeve që vijnë nga atje, shihet që zjarri ka qenë i përmasave të mëdha.

Lidhur me rastin për portalin rtv21.tv ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një depo.

Ai ka konfirmuar se Policia ka dalë në vendngjarje bashkë me njësitet e zjarrfikësve megjithatë ende s’kanë informacione nëse ka persona të lënduar.

“Zjarri si duket ka përfshirë edhe qendrën. Deri në këto momente nuk e dimë nëse ka të lënduar. Shkaqet ende nuk dihen meqë njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi./21Media