77 vjet nga Hiroshima, Guterres: Njerëzimi po luan me armën e mbushur

TË FUNDIT

Sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për ndalimin e rritjes së rezervave të armëve bërthamore, në ceremoninë e sotme përkujtimore për 77-vjetorin e bombës në Hiroshima. Ai paralajmëroi se disa kriza me “nuanca të rrezikshme bërthamore” po përhapen me shpejtësi.

“Armët bërthamore nuk kanë kuptim. Tre çerek shekulli më vonë, ne duhet të pyesim veten se çfarë mësuam nga reja e kërpudhave që u ngrit mbi këtë qytet në vitin 1945″, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Parkun Memorial të Paqes në Hiroshima.