Në botë deri tani, nga fillimi i pandemisë në shkurt të këtij viti, me koronavirus janë infektuar saktë 76.013.847 persona, ndërsa në këtë moment prej tyre aktivë janë 21.050.440, tregojnë të dhënat e fundit në ueb faqen e “Worldometers”.
Nga Kovid-19 deri tani kanë vdekur gjithsej 1.681.255 persona, ndërsa 53.228.152 janë shëruar nga sëmundja.
Numër më të madh të rasteve të konfirmuara ka në SHBA – 17.888.353, Indi – 10.004.825, Brazil – 7.163.912, Rusi – 2.791.220 dhe Francë 2.442.990.
