Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar 733 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës.
Ministria e Punëve të Brendshme bën apel deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona.