72 raste të reja dhe 9 të shëruar nga Covid-19

TË FUNDIT

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë bërë 5.759 testime, ndërsa janë regjistruar 72 raste të reja me Kovid-19.

Në po të njëjtën periudhë, janë shëruar 9 pacientë, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 982.469  testime për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 156.452, numri i pacientëve të shëruar është 150.371, i të vdekurve 5.493, ndërsa numri i rasteve aktive është 588./TV21