Kina pritet të ketë një kulm të udhëtimeve hekurudhore gjatë pushimeve të Festës së Varkës së Dragoit, tha të mërkurën Grupi Shtetëror i Hekurudhave i Kinës.
Rreth 71 milionë udhëtime hekurudhore do të bëhen nga e mërkura deri të dielën, me një mesatare ditore 14.2 milionë, bëri të ditur grupi.
Fluksi i udhëtarëve pritet të arrijë maksimumin të enjten, kur parashikohet të bëhen 16 milionë udhëtime hekurudhore.
Hekurudhat kineze po i maksimizojnë potencialet e tyre të transportit dhe po i rritin kapacitetet për të përmbushur nevojat e njerëzve, duke përmirësuar edhe nivelin e shërbimit, për të siguruar që udhëtarët të kenë përvojë më të mirë, tha grupi.
Festa e Varkës së Dragoit, e njohur edhe si “Duanwu”, kremtohet në ditën e pestë të muajit të pestë sipas kalendarit hënor kinez.
