Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 705 persona e kanë shkelur masën për mbrojtje personale, respektivisht nuk kanë mbajtur maska mbrojtëse në fytyrë.
Nga MPB po ashtu infomojnë se këto 24 orë, 702 personave u është lëshuar vendim për izolim, ndërsa 210 kanë firmosur deklaratë për vetëizolim.
Zyrtarët policorë gjatë kontrolleve për të parë se sa po respektohen këto masa, kanë konstatuar se 3 persona nuk e kanë respektuar izolimin ose masën e vetëizolimit./TV21
