7 viktima, 234 raste të reja me Covid-19 dhe 274 të shëruar

TË FUNDIT

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se në 24 orët e fundit nga 1208 testime të realizuara, 234 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Ndërkaq Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 274 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërsa 7 pacientë e kanë humbur betejën me virusin korona.