7 viktima, 165 raste të reja dhe 128 të shëruar nga virusi korona në Maqedoni

TË FUNDIT

Shtatë pacientë me koronavirus kanë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se 2 nga viktimat janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova dhe nga një viktimë nga Struga, Koçani dhe Negotina.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1454 testime, prej të cilave 165 kanë rezultuar pozitiv në koronavirus. Nga këto raste të reja të të infketuarve, 71 janë nga Shkupi, 20 nga Tetova, 15 nga Kumanova, 14 nga Gostivari, 10 nga Shtipi, 10 nga Ohri, 5 nga Prilepi, 5 nga Resnja, 4 nga Probishtipi, 3 nga Struga, 3 nga Manastiri, 2 nga Kërçova dhe nga një rast i ri në Dibër, Veles dhe Makedonski Brod.

Instituti i Shëndetit Publik sot ka regjistruar 128 pacientë të shëruar. 97 nga Shkupi, 11 nga Shtipi, 11 nga Resnja, 3 nga Tetova, nga 2 në Veles e Manastir dhe nga 1 i shëruar në Strumicë dhe negotinë, raporton tv21.tv.

Për momentin në vend janë 3583 raste aktive me COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë janë prekur 6787 persona gjithsej, prej të cilëve 2876 janë shëruar, ndërsa 328 e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës./TV21