7 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një azil për pleq në Siberi

TË FUNDIT

Shtatë persona e kanë humbur jetën nga zjarri në një azil për pleq në Siberi, kumtuan autoritetet lokale.

Zjarri ka shpërthyer në një azil privat për pleq në rajonin Tjumen në Siberinë perëndimore, ndërsa policia e ka arrestuar pronarinë e azilit me akuzën për shkeljen e rregullave të sigurisë.

Autoritet lokale kumtuan se objekti ku ka ndodhur fatkeqësia nuk është regjistruar për këtë qëllim.