Nga një shtrëngatë e fuqishme që shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në Greqinë Veriut, shtat persona humbën jetën dhe të paktën 30 të plagosur.
Stuhia e fuqishme më së shumti ka goditur gadishullin e Halkidikti afër Selanikut.
Në zonën turistike Halkidiki autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës.
Janë mobilizuar mbi 140 forca të zjarrfikësve për t’ju dal në ndihmë qytetarëve të bllokuar nga pemët e shkulura, banesat e dëmtuara dhe automobilat e përmbysur.
Si pasojë e lëndimit nga rrëzimi i pemëve apo objekteve tjera në zonat spitalore janë shtruar pacientë nga mosha 8 muajsh e deri në 70 vjeç.
Fenomeni natyror e akumuloi forcën e vet shkatërrimtare brenda 20 minutave tha shefi i emergjencave civile në Greqinë veriore.
Një valë e ftohtë e ardhur nga Oqeani Atlantik këtë javë kanë krijuar një korridor shtrengatash që ka kaluar fillimisht Spanjën ne orët e fundit Italinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.
