Të paktën 7 mijë refugjatë, kanë hyrë natën nga e shtuna në të diel nga Maqedonia në Serbinë jugore, njoftoi Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se ardhja e më shumë emigrantëve pritet në ditët në vijim. UNHCR ka theksuar se nga qeveria maqedonase ka marrë garanci se “kufiri do të jetë i hapur për refugjatët që ikin nga konfliktet në vendet e tyre të origjinës”./21Media
