Ende nuk ka një statistikë konkrete se sa persona me nevoja të veçanta ka në vend. Komiteti i Helsinkit ka bërë disa hulumtime për personat me nevoja të veçanta se si po përballen me pandeminë, kushtet në të cilat kanë ndjekur mësimin dhe kushtet tjera elementare. Bojana Jovanovskës, thotë se gjatë pandemisë janë munduar që në formë elektronike të marrin përgjigje nga 12 institucione, por vetëm 3 prej tyre u kanë kthyer përgjigje.
“Nga 12 institucione kemi marrë përgjigje vetëm nga 3 institucione, një nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe dy institucione të arsimit të lartë. Nga 16 organizata, përgjigje kemi marrë vetëm nga pesë”, deklaroi Jovanovska.
TV21 para disa muajve raportoi për mospasjen e kushteve të personave me nevoja të veçanta në fshatin Studeniçan, ku në nxënësit mësojnë në një klasë të vogël. E në hulumtimin e Komitetit të Helsinkit u përmendën edhe kushtet e rënda me të cilat përballen nxënësit me nevoja të veçanta gjatë procesit arsimor.
“Në pjesën e arsimit një përqindje e madhe e të anketuarve 68,5 për qind janë përballur me vështirësi në procesin arsimor. Kryesisht në ndjekjen e mësimit online”, tha Petkovska.
Zëvendës ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Domenik Odvej, tha se Qeveria dhe organizatat joqeveritare duhet të bashkëpunojnë.
“Ne duhet të vazhdojmë që të ngremë bashkëpunimin mes të organizatave joqeveritare dhe Qeverisë dhe shoqëritë qytetare, të mbajnë komunikimin me qëllim që të përmirësohen kushtet”, tha Odvej.
Të gjitha këto nga afër i dëgjoi edhe ministrja për punë dhe politikë sociale, Jagoda Shahpaska. Kjo tryezë e rrumbullakët dhe prezantim i hulumtimit për efektet e pandemisë tek personat me aftësi të kufizuara në Maqedoninë e Veriut u organizua nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe Fondacioni për demokraci “Uestminster”.
