67 raste të reja me Covid-19, 25 të shëruar dhe një viktimë

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se deri më tani gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 67 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 868 teste të realizuara. Ai gjithashtu njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 25 pacientë të shëruar nga Covid-19 dhe një viktimë.

Filipçe shtoi se se ende nuk është gati raporti ditor i detajuar për gjendjen me pandeminë me Covid-19 në gjithë vendin./TV21