65 orë pas tërmetit, nga gërmadhat në Izmir është shpëtuar një vajzë tre vjeçare

TË FUNDIT

Një vajzë e lënduar tre vjeçare, sot është shpëtuar nga gërmadhat e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm, i cili e goditi bregun turk të Egjeut, njoftoi agjencia Anadolia.

Vajza me emrin Elif Perinçek, është nxjerrë nga gërmadhat pothuaj 65 orë pas tërmetit në rajonin Bajrakli, në Izmir.

Elif është personi i 106-të i shpëtuar nga gërmadhat dhe është dërguar në spital.

Shefi i Drejtorisë për gjendje të jashtëzakonshme, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë (AFAD), Mehmet Gjuluoglu, ka shprehur kënaqësi për shkak të shpëtimit të vajzës së vogël.

Nëna e Elifit, Seher Dereli Perinçek, vëllau dhe motra bineq të saj 10-vjeçarë, Ezel dhe Elzem Perinçek, si dhe vëllau i tyre shtatë vjeçar Ymyt, janë shpëtuar nga gërmadhat 23 orë pas tërmetit. Megjithatë, Ymyt e humbi jetën, ndërsa nëna e tij, vëllau dhe motrat janë në mjekim.

Turqia është mes zonave më aktive sizmike në botë. Edhe në të kaluarën Turqinë e kanë goditur tërmete shkatërruese, përkujton Anadolia. bsh/