620 shkelje për mosmbajtje të maskave, 324 persona në izolim

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedonisë e Veriut janë regjistruar 620 shkelje për mosmbajtje të maskave mbrojtëse në hapësira publike.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se 324 personave u është dhënë vendimi për izolim, ndërsa 88 të tjerë kanë firmosur deklaratë për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që tashmë gjenden në izolim dhe vetizolim dhe është konstatuar se një person nuk ka respektuar masën për vetizolim.