61 për qind e bullgarëve me pritshmëri negative në shtetin e tyre për vitin e ardhshëm

TË FUNDIT

Pesëdhjetë e katër për qind e bullgarëve janë me prognozë negative për atë se si do të jetë viti 2023 për botën – 29 për qind e tyre presin që të jetë i keq si viti 2022, ndërsa 25 për qind frikësohen se viti i ri mund të jetë më i keq se viti 2022.

Këtë e tregon hulumtimi kombëtar i Exakta, i zbatuar në periudhën prej 5 deri 12 dhjetor 2022, informon BTA.

Njëzetë e tre për qind e bullgarëve presin që viti 2023 të jetë më i mirë për botën se sa viti 2022. Ky është mendimi i kryesisht banorëve të rinj, të arsimuar, të pasur dhe banorë të kryeqytetit të atij shteti.

Skepticizmi te bullgarët rritet për vitin e ri për Evropën – 61 për qind kanë pritje negative. Një e treta e tyre presin që viti 2023 të jetë i keq për Evropën si viti 2022, ndërsa 28 për qind konsiderojnë se viti 2023 mund të jetë më i keq. Vit të mirë 2023 për Evropën presin një e katërta e të anketuarve – kryesisht njerëz të rinj dhe të arsimuar me standard të lartë, si dhe banorë të kryeqytetit.

Më pesimistë janë për atë se si do të jetë viti i ri për Bullgarinë – 65 për qind e të anketuarve kanë deklaruar pritje negative. Sipas 36 për qind të tyre, viti 2023 do të jetë më i keq se viti 2022, ndërsa sipas 29 për qind, viti 2023 do të jetë i keq si viti 2022. Optimistët për të ardhmen e Bullgarisë janë përgjysmuar në vitin e fundit.

Pjesëmarrja e bullgarëve të cilët kanë pritje optimiste për vitin 2023 është 17 për qind.