Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 6 raste të vdekjes dhe 592 raste të reja pozitive me Covid-19.
Vetëm dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.177 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Rastet e vdekjes janë nga Prishtina 2 raste (85, 81 vjeç), Istogu 1 rast (80 vjeç), Prizreni 1 rast (78 vjeç), Podujeva 1 rast (46 vjeç), Rahoveci 1 rast (75 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 72.500 raste nga 325.707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.640 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.175.