6 viktima dhe 587 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 587 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 813 mostra të testuara.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 73 mijë e 635 raste nga 332 mijë e 713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 655 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 212 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62 mijë e 198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9 mijë e 782./21Media