554 raste të reja dhe 210 të shëruar nga Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka kumtuar raportin ditor për Covid-19.

Nga 3.477 testime të realizuara, pozitivë kanë rezultuar 554 persona.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 210 persona, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 8 të tjerë.

2 viktima janë në Shkup dhe nga një viktimë në Prilep, Ohër, Kavadar, Resnjë, Vallandovë dhe Dojran.

Përndryshe, që nga fillimi i pandemisë në vend, nga Covid-19 janë infektuar 101.762 persona. Prej tyre, 90.895 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq kanë ndërruar jetë 3.119 të tjerë. Numri i rasteve aktiv në vend, arrin në 7.748./TV21