Fëmija pesëvjeçar maroken i bllokuar në një pus në veri të Marokut për ditë të tëra vdiq para se shpëtimtarët të arrinin tek ai, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve në Marok.
Ekipet e shpëtimit arritën ta gjenin vogëlushin Rayan Awram të shtunën vonë pas pesë ditësh gërmimesh për të arritur tek fëmija brenda pusit 32 metra të thellë. Ai u transferua në një spital të Xhandarmërisë Mbretërore Marokene ku u shpall i vdekur.
Fëmija ra brenda pusit të martën dhe tragjedia e tij ngjalli solidarizim të gjerë në gjithë botën, ku miliona njerëz ndoqën përpjekjet e shpëtimit gjatë pesë ditëve të fundit.
Të shtunën, mbreti maroken Mohammed VI ngushëlloi prindërit e vogëlushit përmes telefonit.
