5 viktima nga Covid-19 në Tetovë

TË FUNDIT

Qendra Covid në Tetovë ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket viktimave dhe pacientëve të hospitalizuar.

Gjatë ditës paraprake, në Tetovë kanë vdekur 5 persona.

Për momentin janë 124 të hospitalizuar. Prej tyre, 123 janë në terapi oksigjenike, ndërkaq në respirator është vetëm një, transmeton TV21.