Përmbytjet që u shkaktuan nga reshjet e shiut të hënën pasdite në Tetovë dhe fshatrat e përreth, kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Pesë persona kanë vdekur ndërsa 11 të tjerë janë lënduar nga moti i keq dhe përmbytjet, që përfshinë rajonin e Tetovës. Viktimat janë tre të rritur dhe dy fëmijë nga fshatrat Shipkovicë dhe Reçicë e Madhe. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Spitali i Tetovës. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka konfirmuar se uji në qytet është i pijshëm dhe është me cilësi të mirë, përveç dy lagjeve në pjesën e epërme me qëllim është ndalur nga frika e rrëshqitjes së dheut. Ajo tha se një pjesë e rrugëve të Tetovës tani po pastrohen, dhe se është depërtuar deri në rrugët e malësisë, po ashtu edhe në Reçicë të Vogël dhe Reçicë të Madhe, dhe në drejtim të Porojit./21Media
