Nga data 13 mars e vitit të kaluar e deri më sot në Kosovë janë shënuar 56.732 raste pozitive me koronavirus nga 213.372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.426 raste të vdekjes. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës numri i përgjithshëm i të shëruarve është 49.982 raste. Kurse numri i rasteve aktive është 5.324.
