Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit nga Covid.
Janë kryer 2,964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 49 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, ndërsa betejën me COVID19 nuk e ka fituar një qytetar, 71 vjeç, nga Berati./TV21
