Në 24 orët e fundit, mes datave 3 dhe 4 korrik, janë regjistruar gjithsej 478 shkelje për mosrespektim të masës për mbrojtje personale nga virusi korona, konkretisht duke mos vendosur maskë mbrojtëse në fytyrë, informojnë nga Ministria e Brendshme. Nga atje bëjnë apel deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat mbrojtëse dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit./TV21
