Nga 1.845.000 të siguruar, rreth 477.000 persona punojnë në ekonominë gri, por kanë sigurim shëndetësor falas. Fondi i Shëndetësisë po bën vlerësimin e kritereve se kush mund të trajtohet falas. Qëllimi është të ulet rreziku nga keqpërdorimet, por edhe të zvogëlohen dëmet mbi buxhetin.
“E para është ekonomia gri — persona të cilët realizojnë të ardhura në mënyrë joformale, jashtë llogarisë transaksionale. Grupi i dytë janë persona që nuk jetojnë në Maqedoni ose nuk i realizojnë të ardhurat e tyre në Maqedoni, sepse ky bazim është i lidhur me të ardhurat e realizuara ose të parealizuara në llogarinë transaksionale. Dhe nëse nuk keni të ardhura në llogarinë transaksionale, ju kualifikoheni të keni mbrojtje shëndetësore falas”, tha Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit të Shëndetësisë.
Sipas Klekovskit, qëllimi nuk është të hiqet shëndetësia falas, por të vendoset një bazë e drejtë dhe e ndershme që mbrojtja shëndetësore falas t’u takojë njerëzve që me të vërtetë nuk kanë të ardhura. Por për ata që realizojnë të ardhura në ekonominë gri ose jashtë Maqedonisë, të gjendet mënyra për të ngushtuar hapësirën për keqpërdorime.
“Dëmi kryesor këtu është në dy baza. Le të themi, dëmtohet buxheti sepse sigurohet mbrojtje shëndetësore falas për njerëz që mund ta paguajnë vetë. Dhe së dyti, ne kemi një numër të të siguruarve që nuk është real në bazë, ndërsa ne i paguajmë kapitacionet për mjekët amë në bazë të atij numri”, pohoi Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit të Shëndetësisë.
Me vendim të Qeverisë, në grupin punues që po shqyrton kriteret se kush mund të përfitojë shëndetësi falas në vend. Përveç Fondit, marrin pjesë edhe Ministritë e Shëndetësisë dhe të Financave, Drejtoria e të Ardhurave Publike, ndërsa sipas nevojës konsultohet edhe Ministria e Punëve të Brendshme.


