47 raste të reja dhe 14 të shëruar nga Covid-19

TË FUNDIT

Janë regjistruar 47 raste të reja me Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 3.593 teste të realizuara në Maqedoninë e Veriut.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 14 pacientë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.171 raste, prej të cilëve 150.321 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 359 raste aktive me virusin korona./TV21