Rreth 4600 migrantë nga Kosova janë kthyer nga shtetet e zonës shengen, në 4 muajt e parë të këtij viti.
Sipas zyrtarëve nga Ministria e Punëve të Brendshme, rreth 60% e të kthyerve janë nga vala masive e të ikurve në fund të 2014-ës dhe në fillim të 2015-ës.
Autoritetet e MPB-së, kanë bërë të ditur se do të intensifikohet numri i të kthyerve, pasi janë përshpejtuar procedurat e azilit, sidomos për ata që kërkuan këtë status në Gjermani.Transmeton Koha.net
Ndërkaq, drejtori i Stacionit të Autobusëve, Elez Gashi, ka thënë se procesi i ikjes për perëndim nga kjo pikë, ka pushuar tërësisht.
