46 milionë persona të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën

TË FUNDIT

Numri i të infektuarve me virusin korona në botë për momentin është 45.954.499, deri më tani janë regjistruar 1.194.485 raste të vdekjes dhe ka 33.275.706 të shëruar.

Rusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi janë regjistruar më shumë se 18.000 raste të reja të të infektuarve që paraqet rritje më të madhe ditore që nga fillimi i pandemisë. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Kovid-19 në Rusi është 1.599.976. Gjithsej kanë nderuar jetë 27.656 persona. Sipas vlerësimit të Aleksandër Gorelov, zëvendësdrejtor i Qendrës Hulumtuese ruse për Epidemiologji, numri i pacientëve me virus korona në Rusi do ta arrijë pikun e tij në gjysmën e parë të nëntorit. Sipas vlerësimit të këtij eksperti, në kulmin e epidemisë, numri ditor i infeksioneve të reja do të jetë rreth 20.000, por shkalla deri në të cilën respektohen masat e shënuara për parandalim në masë të madhe do të ndikojë në numrin e infeksioneve të reja.

Ukrainë 

Ukraina regjistroi 8.752 raste të reja me Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Gjithsej, më shumë se 387.000 persona ishin infektuar, bëri të ditur Këshilli për Siguri Kombëtare. Nga mesatarja e fundit, 155 persona ndërruan jetë në Ukrainë si rezultat i infeksionit me virusin. Gjithsej ndërruan jetë 7.198 pacientë. Në shtet janë regjistruar më shumë se 220.000 raste aktive.

Brazil 

Në Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22.282 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, ndërsa kanë ndërruar jetë 508 persona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi. Deri më tani në atë shtet ishin infektuar 5,5 milionë persona. Gati 160.000 brazilianë i humbën jetët e tyre nga Kovid-19.

Gjermani

Gjermania regjistroi rekord prej18.681 raste të reja të të infektuarve me virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Instituti për Kontroll të Sëmundjeve Robert Koh, përderisa shteti po përgatitet për masa të reja anti-kovid javën e ardhshme, informon DPA. Numrat e djeshëm janë tre herë më të larta nga nivelet e regjistruara gjatë pikut të parë të infeksionit kah fundi i marsit dhe fillimi i prillit, edhe pse prej atëherë vëllimi i testeve dukshëm u rrit. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Gjermani është 499.694. Numri i rasteve të vdekjes është 10.349, që është rritje për 77 që nga e enjtja.

Britania e Madhe

Kryeministri britanik Boris Xhonson po shqyrton opsione për vendosjen e masave të reja për karantinë në nivel kombëtar nga java e ardhshme. Shkaku kryesor për këtë është shqetësimi për shkak të stërngarkesës së spitaleve për shkak të kërcimit të madh të numrit të të sapoinfektuarve me Kovid-19, njoftoi Tajms.

SHBA

SHBA-ja dje vendosi rekord të ri të zi për nga numri i rasteve të reja me virus korona për një ditë – 100.233, që është më së shumti që nga fillimi i pandemisë. Ky është gjithashtu rekord botëror për nga numri i pacientëve për një ditë, duke tejkaluar numrin e 97.894 rasteve të reja, të regjistruara në Indi më 17 shtator. Numri i pacientëve gjatë dy ditëve të fundit, 100.233 dhe 91.000, tregon se në SHBA më shumë se një person sëmuret çdo sekondë. Arritja e imunitetit kolektiv në SHBA do të nënkuptonte “po aq vuajtje dhe vdekje në vend që do të ishte e papranueshme”, tha infektologu kryesor amerikan Antonio Fauçi. “Kemi vetëm 10 për qind ose pak më shumë të popullatës tashmë të infektuar dhe kemi 225.000 të vdekur. Nëse dëshironi të keni imunitet për 75 për qind të popullsisë, vetëm shumëzojeni këtë dhe e shihni se sa do të jenë të vdekur nëse imuniteti kolektiv arrihet me infeksion natyror”, tha Fauçi. Siç sqaroi, tani nevojitet kombinim i mbrojtjes së shkaktuar nga vaksina dhe mbrojtja të atyre të cilët për fat të keq tashmë ishin të infektuar. “Për këtë vaksina është aq e rëndësishme për rrugë shumë të sigurt për imunitet kolektiv”, tha Fauçi, transmeton Si-En-En. Ai gjithashtu e theksoi rëndësinë për shpërndarje të njëjtë të vaksinës.