Në Kodin penal ka 422 vepra penale për të cilat do të jepet përgjegjësi secili që ka gabuar para ligjit, madje edhe ne, porositi nga seanca plenare zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, transmeton TV21.
Madiq porosit se secili që është jurist i mirë, tani do ta hapë ligjin dhe do të shohë se ka keqpërdorime të pozitës publike, dhënie të furnizimeve publike dhe se askujt nuk do t’i falet keqpërdorimi i pozitës zyrtare, madje as në furnizimin publik.
“Shumë dëshiruat që të luani rolin e prokurorit, ju në 24 orë do të do të mund ta zgjidhni të njëjtën. Të ju rikujtoj se në Kodin Penal ka edhe një nen tjetër “vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve””, porositi Avramovska Madiq./TV21
