42 vjetori njësitit special “Tigrat”! Vijnë 11 anëtarë të ri, 2 të tjerë pensionohen

TË FUNDIT

Komandanti i njësitit anti-terror “Tigrat”, Dragan Prokopovski, me rastin e 42 vjetorit të formimit të këtij njësitit tha se lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe siguria kombëtare janë prioritet i këtij njësiti. Prokopovski përmendi disa trajnime që në dy vitet e fundit i kanë realizuar anëtarët e këtij njësiti, ndërsa bëri të ditur se ky njësit në dy vitet e fundit ka 11 anëtarë të ri.

 “Në pjesën e përtrirjes së njësisë kemi realizuar kurs selektiv për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, të cilët pas 8 muajve punë të përkushtuar, me sukses e mbaruan vetëm 11 zyrtarë të policisë dhe me merita e morën emblemën e njësitit”, tha Dragan Prokopovski, komandant i njësitit antiterrorist “Tigrat”

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski u shpreh se në kazermën “Ilinden” për njësitin special “Tigrat” është rregulluar edhe poligoni për ushtrime urbane në raste rreziku.

“Njësiti special antiterrorist “Tigrat” të profilizuar në një ekip shumë të specializuar, punonjësish policie. Gjithmonë të parapërgatitur, të gatshëm për të përballuar me sfida të reja në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si kërcënimi më i madh i epokës së re”, theskoi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Siguria e qytetareve është më e rëndësishmja u shpreh Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe për këtë thotë se nuk do të kursejmë në investimin e “Tigrave”.

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe sigurinë tuaj, ne nuk kursejmë asgjë. Gjithçka që lidhet me punën tuaj të shpejtë dhe efikase, si deri më tani do të sigurohet, sepse rezultatet tuaja dhe niveli i lartë i sigurisë është detyra jonë si Qeveri është të krijojmë kushte më të mira për punë”, tha Dimitar Kovaçevski kryeministër i RMV-së.

Mes tjerash, u ndanë dhurata dhe mirënjohje për Goran Angelloviç dhe Dushko Nikolloski, pjesëtarë të këtij njësiti, të cilët do të pensionohen.