400 denarë një pako me vezë! Çmimi i ushqimit për pulat po i shtrenjton vezët

TË FUNDIT

Çmimi i një pakoje me 30 vezë në dyqane arrin deri në 400 denarë, por me gjasë do të rritet edhe më shumë. Faktorët kryesorë janë çmimi i ushqimit për pulat, materialet për prodhim, si dhe presioni nga rajoni për shkak të mungesës së vezëve. Drejtori i “Vezë Sharri”, Abdulezel Dogani, thotë se çmimet e vezëve në Maqedoni nuk janë më të shtrenjta se në rajon dhe BE. Faktor i madh i çmimit në vend është ushqimi i pulave, i cili importohet dhe vazhdon të rritet. Soja ka çmim tregu ndërkombëtar, ndërsa misri importohet nga Serbia. Për tre javë, çmimi i sojës është rritur për 60 euro për ton, ndërsa i misrit nga Serbia për 6 deri 8 euro.

“Tani kur blerësit e mëdhenj blejnë sasi të mëdha, pritet që çmimi të shkojë edhe më lart. Njëkohësisht, me rritjen e çmimit të ushqimit rritet edhe transporti. Ambalazhi gjithashtu është më i shtrenjtë; e importojmë nga Danimarka dhe kemi marrë njoftim për një rritje prej 0,06 cent për copë. Por nuk mund të rrisim numrin e vezëve të prodhuara. Një pulë ha sasinë e njëjtë ushqimi, por për një vezë që më parë shpenzoja 3 denarë, tani shpenzoj 4 denarë vetëm për shkak të ushqimit. Pritet që çmimi i ushqimit të shkojë edhe më lart”, tha Abdulezel Dogani, drejtor i “Vezë Sharri”,