Qyteti ri do të jetë qendra kryesore administrative e financiare e vendit dhe rajonit, e gjithashtu do të jetë “teknologjikisht i avancuar”.
Zyrtarët thonë se mbipopullimi qendrave të mëdha nga njerëz që kërkojnë mundësi më të mira ekonomike i kanë detyruar të marrin hapat ambiciozë për të zbutur ngjeshjen.
Kryeqyteti aktuali Egjiptit ka 22 milionë banorë deh është një nga zonat metropolitane të populluara më dendur në botë, shkruan rrjeti britanik Express.co.uk
Kairo është qyteti më i madh në Afrikën e Veriut prandaj qeveria thotë se kërkon të lirojë presionin duke ndërtuar një kryeqytet të ri me kosto të llogaritura në 45 miliardë dollarë.
I njohur si Kryeqyteti i Ri Administrativ (NAC), vendi po ndërtohet në shkretëtirë, 40 km larg të vjetrit dhe vetëm 50 km larg Kanalit të Suezit.
Ai lidhet me të vjetrin me linja trenash elektrikë që janë ndërtuar prej vitit 2022.
Mes ndërtimeve monumentale në kryeqytetin e ri do të jetë një kullë gjigante, 385 metra e lartë.
Xhamia Al-Fattah Al-Alim raportohet se është kompletuar tashmë dhe mban 107,000 besimtarë, ndërsa qeveria thotë se do të ndërtojë dhe stadiumin e zbavitjes me 94,000 spektatorë.
Qeveria shton se tashmë rreth 1,500 banorë janë vendosur në qytetin e ri, teksa ka nisur zhvendosja e ministrive e agjencive qeveritare me mijëra punonjës.