Brenda 24 orëve regjistrohen 162 persona të infektuar me koronavirus nga gjithsej 1350 teste të realizuara. Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 109 pacientë të shëruar, ndërsa nga ministria e Shëndetësisë informojnë se 4 viktima kanë betejën me Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 18.138 persona të infektuar me Covid-19, numri i të shëruarve ka arritur në 15.068, numri i viktimave 743 ndërsa raste aktive për momentin në vendin janë 2327./TV21
