4 viktima nga Covid-19 në Shkup

TË FUNDIT

Vetëm në Shkup, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 viktima nga Covid-19.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, viktimat nga Shkupi janë të moshës 81, 75, 74 dhe 73-vjeçare.

Ndërkaq, nga 9 viktimat sa janë regjistruar në tërë territorin e vendit, nga një viktimë është regjistruar në Probshtip i moshës 88-vjeçare, në Strumicë (88vj), në Kërçovë(72vj), Kumanovë (70vj) dhe Manastir (61vj).

Njoftojnë gjithashtu se të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

Nga ana tjetër, janë regjistruar 186 të shëruar dhe 722 raste të reja pozitive me Covid-19./TV21