4 turistë rusë gjenden të vdekur në saunën e një hoteli

TË FUNDIT

Katër shtetas rusë, që kishin shkuar në Shqipëri për pushime janë gjetur të vdekur në ambientet e saunës të një hoteli në Qerret të Kavajës.

Turistët, 2 burra e dy gra të moshës, 31, 37, 58 dhe 60 vjeç janë gjetur të asfiksuar brenda saunës mbrëmë rreth orës 22:00.

Viktimat janë identifikuar si: N. B, 58 vjeçe, S. B, 60 vjeç, N. B, 37 vjeç, E. B, 31 vjeçe.

Ambasada ruse është njoftuar për ngjarjen.

Policia po merr në pyetje turistët e tjerë rusë që ndodhen në hotel dhe personelin për të mësuar mës shumë për rrethanat e ngjarjes.

Fillimisht turistët kanë vënë re mungesën e tyrë dhe më pas kanë kontrolluar dhe i kanë gjetur të asfiksuar në sauna.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.