4 të vdekur në aksident në qarkoren e Shkupit! Kamioni përplaset me BMW-n, makina digjet plotësisht

TË FUNDIT

“Shoferi 76 vjeç ka humbur kontrollin e kamionit dhe ka frenuar në moment të fundit dhe pas shkëputjes së bankinave ka goditur makinë e tipit BMW, ku kanë qenë 4 persona”, Adnan Qaili – Gazetar.

https://youtu.be/zQaKXm1RJDA

Mbrëmë në orën 23:00, në qarkoren e Shkupit në një aksident fatal humbën jetën katër persona. Ata humbën jetën në vengjarje, derisa makina u dogj plotësisht. Viktimat janë 51 vjeçari Riste Vellkov, bariton në Operën dhe Baletin e ë Maqedonisë, djali i tij 20 vjeç A.V., dhe dy shokët e këtij të fundit.

Shoferi në moshë të shtyrë B.B. i cili drejtonte kamionin me targa të Kosovës mori para vetes veturën e cila fatkeqësisht u gjend në momentin e tragjedisë dhe të aksidentuarit u dogjën nga flaka që mori dy automjetet. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, makina ishte me plin-gas, apo që u godit kamioni në pjesën e rezervuarit të karburantit. Nga policia thonë se shoferi po mbahet për procedim të rastit, ndërsa me urdhër të prokurorit publik katër trupat e pajetë u dërguan për autopsi.

“Përplasja shkaktoi zjarr në të dy automjetet, nga i cili automjeti i pasagjerëve dhe kabina e kamionit u dogjën plotësisht. Zjarri u shua nga një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit publik, shoferi B.B. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor. Pas hetimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, tha Goce Andreev.

Gjatë inspektimit, përkatësisht në periudhën nga ora 23:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm, trafiku është devijuar në rrugën Tetovë-Veles, në kryqëzimin e rrugës Prishtina drejt fshatit Vizbeg, dhe në rrugën Veles-Tetovë në kryqëzimin e rrugës Mirkovcë. Në orën 05:00, trafiku është normalizuar, por kamioni vazhdon të mbetet krah autostradës dhe qarkullimi lejohet vetë në një korsi drejt Shkupit.