4 orë të bllokuar në Tabanoc! U mungonte testi ‘PCR’, i çojnë në karantinë për t’i testuar

TË FUNDIT

Me shumë gëzim iu afruan kufirit të Maqedonisë së Veriut, por pa e ditur se këtu do të kishin një pengesë që nuk do të kalkonin lehtë.

4 autobusë me rreth 160 shtetas të Maqedonisë së Veriut që u riatdhesuan nga Italia, u bllokuan për disa orë në pikëkalimin kufitar Tabanoc.

“Deri këtu më ka kushtuar 500 euro, bileta dhe testi, për 500 euro në Dubai do të shkojë” i tha njëri nga udhëtarët polices kufitare, e cila ia ktheu: “Unë të kuptoj por ne kemi instruksione nga Ministria jonë e Shëndetësisë andaj patjetër të veprojmë sipas saj”.

Policia kufitare nuk i lejonte të kalonin. Arsyeja ishte sepse udhëtarët nuk kishin testin e llojit PCR që e kërkon Maqedonia e Veriut, për të dëshmuar se s’janë të preku me koronavirus, por kishin një lloj tjetër që e kishin bërë në Itali.

“Ne kemi bërë disa teste, këta thonë se nuk janë të vlefshme. Maqedonia nuk i pranon.

TV21: Cfarë testesh?

Ne e kemi bërë testin me gjak, ndërsa këta thonë PCR” na tha Nehat Ramushi, shtetas i RMV-së.

Problem të njëjtë kishin edhe 9 persona që kishin ardhur me dy makina private.

“Kjo nuk  ndodh askund. Kaloj Slloveninë shumë mirë, Kroacinë shumë mirë, kaloj serinë shumë mirë, në shtëpi, të mbyllin këtu. Ku të shkojmë në?!” pohoi një shteta tjetër i RMV-së.

Testin PCR në Itali thonë se nuk kanë mundur ta bëjnë, sepse sipas tyre, i njëjti u bëhet vetëm atyre që kanë simptome ose janë të shtrirë në spital.

“Për njerëzit që janë shumë të sëmurë tha, nuk bëhet për ju. Për ju është ky test. Ashtu ju tha? Po ashtu na tha mjeku Italisë”, deklaroi një udhëtar.

E për këtë e pyetëm edhe drejtoreshën e laboratorit ku ishin testuar.

“Testin PCR, tamponin, në Iitali e bëjnë vetëm pacientët në spital”, tha Klaudia Pripeti, drejtoreshë laboratori “Chirolab”.

Megjithatë disa persona e kishin ditur saktë për llojin e testit që duhet të bënin dhe lehtësisht kaluan në kufi.

TV21: Ju që e keni PCR-në po kalon tash?

Shtetas i RMV-së: Po, në izolim shtëpiak”.

TV21: Ju e keni ditë këtë?

Shtetas i RMV-së: Po, po kemi qenë të informuar. Ka edhe që janë edhe pa teste, ne kemi pasur që skanë teste dhe janë nisur”.

Më frikën se do të mbeten në karantinë shtetërore për 14 ditë, në fillim shtëtasit nuk e pranuan këtë propozim që të shkojnë në karantinë e tu bëhet testi i kërkuar. Por më pas lëshuan pe.

Pas disa orëve pritejej dhe debatesh këtu në pikëkalimin kufotar Tabanoc më ne fund u arrit zgjidhje. Ata që kanë testin PSR të shkojnë në izolim shtëpiak, ndërsa ata që nuk e kanë këtë test që e kërkon Maqedonia e veriut, të shkojnë në karantinë shtetërore aty ku do të u bëhet testi PCR dhe pastaj të lëshohen në izolim shtëpiak.