4 muaj burg për gjuhë të urrejtjes, dënohet personi nga Bullgaria që bëri komente të pahijshme për tragjedinë

TË FUNDIT

Gjykata në Sofje e dënoi 34-vjeçarin S.B. me 4 muaj burg të kushtëzuar që do të jetë efektiv nëse kryen një vepër tjetër penal në afat prej 3 viteve, për shkak të komenteve të pahijshme në lidhje me fatkeqësinë me autobusin e Besa Trans në Bullgari, transmeton TV21. Kundër S.B. ishte ngritur akuzë për “përhapje të urrejtjes”. Më 23 nëntor 2021 rreth orës 11 në një grup në rrjetet sociale ka publikuar përmbajtje duke përhapur urrejtje në “bazë të përkatësisë nacionale dhe etnike ndaj etnikumit maqedonas”. Ai ka ngjitur edhe një fotografi nga autobusi i djegur i Besa Trans në autostradën Struma./TV21